Ballina Bota 1500 shkencëtarë paralajmërojnë: Mjedisi mund të shkatërrohet në vitin 2100

    1500 shkencëtarë paralajmërojnë: Mjedisi mund të shkatërrohet në vitin 2100

    16

    Prej dekadash, shkencëtarët kanë paralajmëruar se ndryshimet klimatike mund të kenë efekte shkatërruese për planetin. Këtë herë, në një artikull të botuar në “BioScience”, më shumë se 15 mijë shkencëtarë thonë unanimisht se mjedisi në Tokë mund të përjetojë katastrofën nga fundi i shekullit (ekzaktësisht viti 2100).

    Ky grup i madh studiuesish nga 161 vende paralajmërojnë se temperaturat globale sa vijnë e dalin jashtë normave, kjo për shkak të gazeve serë të lëshuara në atmosferë.

    Në një deklaratë, studiuesi i Universitetit Shtetëror të Oregonit Christopher Wolf, i bëri jehonë këtij artikulli duke thënë që ekzistojnë disa strategji për ta ngadalësuar këtë proces.

    Jemi në rrugën drejt kolapsit, do përjetojmë një mjedis me nxehtësi të padurueshme, mungesë ushqimi dhe uji të freskët”, tha Wolf.

    “Vetëm përgjatë këtij viti, u vu re se zjarret ishin më aktive se kurrë”, shton ai.

    Ndërsa në artikull shkruhet se ndërmjet viteve 2021 dhe 2022, subvencionet e karburanteve fosile në thelb u dyfishuan nga 531 miliardë dollarë në pak më shumë se 1 trilion dollarë, dhe kjo vetëm në Shtetet e Bashkuara.

    Ne duhet të zhvendosim këndvështrimin tonë për emergjencën klimatike nga të qenit thjesht një çështje e izoluar mjedisore në një kërcënim ekzistencial,” shkruajnë autorët e gazetës./tvklan.al