Ballina Bota Nuk i ndaluan policise, qëllohen për vdekje 2 persona në Paris!

    Nuk i ndaluan policise, qëllohen për vdekje 2 persona në Paris!

    1

    Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur rëndë nga policia gjatë mbrëmjes së kaluar në Paris. Incidenti ndodhi në Pont Neuf, në qendër të qytetit të Parisit pasi Emmanuel Macron u rizgjodh president i Francës.

    Mediat e huaja bëjnë me dije se një makinë shkoi me shpejtësi drejt policisë dhe nuk zbatoi udhrin për të ndaluar. Për këtë arsye, një prej policëve qëlloi me armë duke vrarë dy persona ndërsa la të plagosur një grua, e cila ishte ulur në sediljet e pasme të makinës.

    Sulm brenda kishës në Francë, i riu godet priftin me thikë! Ndërhyn murgesha për t'i hequr armën e ftohtë nga duart

    Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin Pitie-Speltriere për trajtim mjekësor. Ndërkohë mësohet se nuk pati kundërsulm me armë ndaj policisë, por thjesht nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar. Nuk ka asnjë të dhënë që tregon se ngjarja lidhet me ndonjë sulm terrorist apo me zgjedhjet presidenciale.