Një person i identifikuar si F.A.,është plagosur me armë zjarri në këmbë në fshatin Shtiqen të Kukësit.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele pas një konflikti për çështje pronësie me autorin e identifikuar si B.M.
I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë forcat blu nisën menjëherë kërkimet për autorin, të cilin e vunë në pranga disa minuta pas ngjarjes.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës.