
Deputeti demokrat Luan Baçi ka deklaruar se Partia Demokratike nuk është një vulë dhe një seli por të gjithë demokratët. Me anë të një postimi në Facebook, Baçi ka komentuar vendimin e Gjykatës për ankimimin e Enkelejd Alibeaj, mbi vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu aktet e Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit 2021. Baçi i ka bërë thirrje Alibeajt që t’i kërkojë falje demokratëve.
Postimi i Plotë:
“Shume zhurme per asgje” Pranohet ankimimi ne gjykat, i nje njeriu qe perfaqson veten dhe disa deputet pa elektorat dhe ne media behet nami! Partia Demokratike! Nuk eshte selia! Nuk eshte vula! Nuk eshte nje cop leter, qofte dhe vendim gjykate kjo! Partia Demokratike nuk eshte fjale dhe propagrande! Partia Demokratike jane qindra mijra votues te saj! Partia Demokratike jane dhjetra mijra anetare te saj! Partia Demokratike jane mijra drejtues te strukturave te saj! Partia Demokratike jane! Kryetaret dhe sekretaret e seksioneve! Kryetaret dhe sekretaret e Grup seksioneve! Anetaret e kryesise se degeve! Kryetaret dhe sekretaret e degeve! Partia Demokratike jane 4446 delegatet e kuvendit te 11 Dhjetorit! Partia Demokratike jane 44000 anetaret e referendumit te 18 Dhjetorit! Partia Demokratike do te mblidhet ne 30 Prill ne kuvendin e saj kombetar, hajdeni aty behuni pjese, monitoroni, shikoni, degjoni dhe do te kuptoni se ku eshte Partia Demokratike!
Partia Demokratike eshte fryme, eshte shprese eshte besim! Pa seli dhe pa zyra kemi qene, por ne vazhdojme punen, se ketu jane njerezit, ketu jane anetaret dhe votuesit, ketu jemi ne Partia Demokratike! Kudo ku ne mblidhemi me shumic, aty eshte Partia Demokratike, aty eshte edhe selia edhe vula edhe vendimi i gjykates! Pra vendosim ne anetaret, votuesit, strukturat! Vendos sovrani dhe askush tjeter! Asnje rendesi nuk ka, asnje lloj vendimi i kujtdo qofte ai, edhe pse eshte vendim per pranim ankimi, perseri eshte i turpshem dhe jo profesional, si per ata qe e kane bere dhe per ata qe e kane pranuar! Vendimet i marrin Demokratet Prisni, prisni te ndodhe çudia, se ndonje cop leter gjykate do tju bej pronar te zyrave dhe ” kryetar apo sekretar” prisni si Dhelpra kur ecte pas Dashit me shpres se do ti binin ….dhe do ta festonte…. Kerkoni falje demokrateve per çfare keni bere deri tani se ata dine tju falin, mos vazhdoni maskaraden e proçesve fars dhe nderhyrjeve te pista, se po e trashni zullumin aq shume, sa kur ta kuptoni, do tju neveritet edhe vete vetja, se per te tjeret keni kryer pune!
Sot, Gjykata e Tiranës vendosi që të pranonte ankimimin e Enkelejd Alibeajt lidhur me regjistrimin e Statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, e menjëherë më pas erdhi reagimi i Berishës, i cili kërkoi ndihmë nga DASH, me pretendimin se ambasadorja Yuri Kim po ndërhynte në pavarësinë e gjyqësorit në vendin tonë. Vetë Kim iu përgjigj duke u shprehur se në fakt ajo të dilte gjithmonë në krah të reformës në Drejtësi, pavarësisht se interpretohej nga aktorë politikë.