Gjendet krye-sekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, e cila ishte zhdukur në mënyrë misterioze.
34-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje.
Ka qenë bashkëjetuesi i nënës së dy fëmijëve, i cili ka denoncuar në polici mbrëmjen e së mërkurës largimin e saj nga banesagg
38-vjeçari, që mësohet se është pjesë e policisë kufitare, mësohet të ketë deklaruar se ajo kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.
Ai ka deklaruar se ka tentuar të komunikojë me të por, pa rezultat.
Telefoni i 34-vjeçares Marku rezultoi i hapur, thanë burimet por askush nuk përgjigjej.
Pas kallëzimit, policia e Lezhës u vu në lëvizje derisa ra në gjurmët e saj këtë pasdite, 7 prill.