Të dielën, më 3 prill është dita e parë kombëtare pa makina. Sipas vendimit të shpallur pak ditë më parë nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, nismës do t’i bashkohen qytetet kryesore të vendit si Korça, Durrësi, Vlora etj.
Bashkia e Tiranës ka dhënë informacion për rrugët që do të bllokohen nesër në kryeqytet nga ora 09:00-15:00
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish- Hotel Dajti”.
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
- Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
- Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi.
- Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D’Ark. Blv.Bajram Curri dhe George.W.Bush.
- Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova” do të jetë i detyruar djathtas.