Ballina Bota 11 vjeçarja me nivel inteligjence më të lartë se Ajnshtajni, tashmë ka...

    11 vjeçarja me nivel inteligjence më të lartë se Ajnshtajni, tashmë ka një diplomë dhe po përgatitet për në NASA

    2

    Adhara Pérez Sánchez mund të jetë vetëm 11 vjeçe, por nivelin e inteligjencës IQ e ka më të lartë se Albert Ajnshtajn apo Stephen Hawking. E mitura nga Meksika, një fëmijë i mrekullueshëm inteligjent, për shkak të nivelit përtej të zakonshmes ka mbaruar shkollën e mesme dhe ka edhe një diplomë në inxhinieri sistemesh, ndërsa aktualisht është duke ndjekur një diplomë master në matematikë në Universitetin Teknologjik të Meksikës. E vogla ëndërr ka që një ditë jetë punojë për NASA-n dhe të “pushtojë” Universin.

    Por kjo inteligjencë e jashtëzakonshme nuk iu dallua që në fillim, madje, vajza e vogël pati vonesë në zhvillimin e të folurit, deri kur mbushi 3 vjeç. Kjo bëri që Adhara e vogël të përbuzej dhe të bullizohej nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit dhe për këtë arsye prindërit i ndërruan shkollën 3 herë.

    “Mësuesit nuk ishin shumë dashamirës, më thanë se vajzës sime iu deshën dhjetë vjet për të përfunduar një detyrë. Ajo filloi të izolohej, nuk donte të luante me shokët e klasës, ndihej e çuditshme, ndryshe. Mundi të ishte e pranishme në shkollë për një kohë, por më pas jo, nuk donte të bënte më asgjë, ishte shumë e dëshpëruar, njerëzit nuk kishin empati për të dhe talleshin”, tha nëna e saj, Nayeli Sánchez.

    Nëna e saj, Nayeli Sánchez, mre kalimin e kohës kuptoi se vajza e saj, që deri tani ishte përbuzur dhe bullizuar, kishte mësuar vullnetarisht matematikën dhe përmendësh dinte tabelën periodike të elementëve kimik të Mendelejev, megjithatë nuk i kushtoi shumë vëmendje, me pretekstin se Adhara ishte thjesht e mërzitur.

    Për shkak të depresionit, e vogla iu nënshtrua psikoterapisë dhe mjekët terapistë këshilluan të dërgohej në Qendrën për Vëmendje ndaj Talentit, një shkollë për fëmijë të talentuar. Në këtë shkollë ajo u konfirmua koeficienti 162, teksa Ajnshtajni dhe Hawking e kanë 160.