Dyfishimi i çmimeve të apartamenteve në Vlorë, nuk i ka penguar emigrantët dhe të huajt të blejnë shtëpi banimi. Nëse deri para pak muajsh, kishte zero kërkesa, sot qyteti bregdetar e ka të pamundur ta të përballojë fluksin. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë Arben Breshani thotë se çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur ndjeshëm dhe shkak është bërë kërkesa në rritje për blerje.
‘Ka një disakordancë midis kërkesës dhe ofertës që ne japim. Dhe zona që i themi ne transballkanike ka një rritje çmimi që ka arritur deri në 650 deri në 700 €. Në zonën e Transballkanike ka qenë 400 €- 500 € dhe tani ka vajtur 600-700 €. Në zonë e Lungomares ka qenë 800 €-900 € dhe tani ka arritur 1200-1500 €’.- u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë, Arben Breshani.
Çmimi i apartamenteve në Transballkanike
Ishte 400 €
Është 700 €
Çmimi i apartamenteve në Lungomare
Ishte 900 €
Është 1500 €
Kërkesat për shtëpi banimi dominohen nga emigrantët, kosovarët, por, së fundmi vihet re një tendencë rritjeje të qytetarëve italianë që preferojnë të jetojnë në Vlorë.‘Janë dhe kosovarët e Zvicrës dhe Gjermanisë që dëshirojnë të kenë një shpi në bregdet. Por nuk mungojnë dhe italianët. Është rritur shumë interesi i italianëve për të blerë shtëpi në Vlorë sidomos është rritur kërkesa për qira’- tha Breshani.
Për Breshanin, përveç rritjes së kërkesës për apartamentet, shkak tjetër për çmimet e larta janë investimet e shtuara në fushën e hotelerisë. Për të stabilizuar tregun, sipas tij duhet shtuar numri i lejeve të ndërtimit. Pavarësisht rritjes se çmimeve, qyteti bregdetar i Vlorës, vijon të jetë një ndër më të preferuarit për të jetuar atje. Por së fundmi, rritje kërkese dhe çmimesh, janë regjistruar edhe ne Durres