Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj si dhe ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kanë dalë mbrëmjen e sotme në një komunikim për shtyp.
Delina Ibrahimaj tha se kjo është një situatë e pazakontë dhe në të cilën qeveria nuk donte të ndërhynte, jo sepse ka pasur abuzime, por lufta krijon pasigurie.
Ibrahimaj: Sot është mbledhur bordi i çmimeve të shportën dhe nesër do të vazhdojmë me përcaktimi ne një instrumenti që në vijim do të monitorojë dhe do të bëjë transparencë për çmimet e shportave. Kjo është një situatë e pazakontë dhe në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim dhe ka nevojë për monitorim, jo sepse ka pasur abuzime, por lufta krijon pasiguri. Kjo bën që të ketë pasur rritje për shumë çmime të shportës dhe këto çmime jo në gjitha rastet tregojnë për rritjen e çmimeve në tregun ndërkombëtar. Bordi nuk do të lejojë që të rriten çmimet në mënyrë jo konsistente me tregun ndërkombëtar.