Ballina Lajme Zyrtarja e lartë e SHBA: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e...

Zyrtarja e lartë e SHBA: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB

5

Zv. Presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Blerina Gjylameti u prit në një takim nga Jennifer Ceriale, Drejtore e Politikave Evropiane dhe Çështjeve Globale, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Zyrtarja e lartë e SHBA, vlerësoi kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut.

 

“Kënaqësi e veçantë të dëgjoja vlerësimet maksimale nga pala amerikane për kontributin dhe rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare gjatë tre viteve të fundit, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe tashmë si anëtarë e Këshillit të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu, diskutuam mbi agjendën dhe dinamikat aktuale të Këshillit të Evropës, ku u dakorduam që kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në këtë Organizatë duhet të sigurojë një mbështetje sa më të madhe nga vendet anëtare, pasi ky anëtarësim do të sjellë jo vetëm konsolidim të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut ne Kosovë, por do të jetë një vlerë e shtuar për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, shkruan Gjylameti.

Gjatë takimit, Gjylameti shprehu domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës sa më parë në Këshillin e Europës. “Për këtë arsye, anëtarësimi i Kosovës sa më parë që të jetë i mundur, sidomos duke pasur parasysh se 2024 shënon 75 e Këshillit të Evropës, mbeten ndër çështjet prioritare e shqyrtuar edhe gjatë Sesionit të Parë të Asamblesë dhe për të cilën dakordësuam të bashkëpunojmë në vijimësi edhe me palën amerikane. Falenderova Ceriale për vlerësimin e vendit tonë dhe e sigurova atë se Shqipëria do të vazhdojë të jetë aktive në kontributin e saj në arenën ndërkombëtare”, thekson Gjylameti, Zv. Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.