Ballina Rajoni Zyrtare, kush janë shqiptarët e vrarë nga përplasja fatale e trenave në...

Zyrtare, kush janë shqiptarët e vrarë nga përplasja fatale e trenave në Greqi

1

Autoritetet greke kanë përcjellë tek ato shqiptare, emrat e viktimave të tragjedisë hekurudhore që goditi Tempin kur dy trena u përplasën fatalisht mes tyre.

Pas komunikimit me autoritetet greke, Ministria e Jashtme shqiptare bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare:

Ata janë Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.

Sakaq, pritet përgjigjja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar i zhdukur mga familja dhe policia greke.

MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.