Parlamenti zviceran ka miratuar marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeminsitri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i cili falenderon parlamentin e Zvicrës.
Rama paralajmëroi dhe miratimin e një marrëveshje të tillë dhe në parlamentin Italian.
Postimi i Ramës
Parlamenti zviceran miratoi me 129 vota pro marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore me Shqipërinë, e cila u firmos në Tiranë më 18 shkurt të këtij viti.
Faleminderit Qeverisë Zvicerane, parlamentarëve zviceranë dhe padiskutim ekipeve teknike të përbashkëta, të cilat punuan pa u lodhur për këtë marrëveshje të shumëpritur për shqiptarët që punojnë e kontribuojnë në Zvicrën mike.
***Kryeministrja Giorgia Meloni më premtoi pardje në Tiranë, se shumë shpejt do të votohet në parlamentin italian edhe marrëveshja e shumëpritur me Italinë.