Ballina Lajme Zjarri në ullishte i doli jashtë kontrollit, humb jetën 73-vjeçari në Poliçan

Zjarri në ullishte i doli jashtë kontrollit, humb jetën 73-vjeçari në Poliçan

3

Një 73-vjeçar ka humbur jetën në lagjen Lugas të fshatit Plashnik në Poliçan, pasi ka tentuar të fikë një zjarr që e kishte ndezur në ullishten e tij për të djegur mbeturinat.

  1. T. nuk ka njoftuar shërbimet zjarrfikëse dhe as Policinë, por ka tentuar ta fikë vetë zjarrin. Gjatë tentativës për të izoluar përhapjen e flakëve, 73-vjecari është asfiksuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Pas njoftimit të marrë nga kryeplaku i fshatit Plashnik, në lidhje me ngjarjen, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.