Ballina Lajme Zjarri në QSUT, Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve

Zjarri në QSUT, Prokuroria e Tiranës urdhëron riekspertim të shkaqeve

8

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit në Urgjencën e QSUT-së.

Bëhet me dije se ekspertiza do të kryhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit.

Po ashtu mësohet se janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më parë Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT, kjo pas hetimeve të nisura pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar më 11 shkurt të këtij viti.