Ballina Lajme Zjarri në Lushnje, reagon policia: Përfundon operacioni i evakuimit, vijon puna për...

Zjarri në Lushnje, reagon policia: Përfundon operacioni i evakuimit, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes

11

Pas më shumë se katër orësh, policia ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i banorëve dhe qytetarëve nga qendra tregtare në Lushnje, e cila u përfshi nga flakët.

Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat Renea, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

 

 

 

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.