Ballina Lajme Zjarri në anijen me flamur panamez, Ministria e Mbrojtjes: Dy anije për...

Zjarri në anijen me flamur panamez, Ministria e Mbrojtjes: Dy anije për të shuar flakët

1

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit që preku një anije mallrash me flamur panamez, shumë pranë portit të Durrësit.

Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk ka patur humbje apo lëndime në njerëz.

“Dy anijet P-133 LISSUS dhe P-04 SEMANI dhe ekuipazhi i Forcës Detare në bashkëpunim me Sigurinë Portuale në Durrës arritën të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në anijen tregtare “KLEDES MARY”. Efektivët tanë të Forcës Detare iu përgjigjën menjëherë thirrjes së autoriteteve portuale, duke evakuar në kohë ekuipazhin e anijes me flamur panamez dhe duke shmangur rrezikun për jetët njerëzore”, thuhet në njoftim. Nga informacionet paraprake u bë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. /Opinion.al