Deputeti i Partisë Demokratike, Samir Koreshi teksa ka publikuar një video ku shihet një zjarr masiv që ka përfshirë një zonë me ullinj në fshatin Shegas, apelon për ndihmë.
Përmes një mesazhi në “Facebook” deputeti demokrat për Lushnjën thekson se ka nevojë për ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës.
MESAZHI I KORESHIT
Ne fshatin Shegas zjarr i madh. Banoret kane nevoje emergjente per nderhyrjen e sherbimit zjarrfikes.
I bej thirrje autoriteteve pergjegjese mos t’i lene qytetaret ne meshire te fatit por reagoni menjehere.
(BalkanWeb)