Një zjarr ka rënë në një prej terreneve malore të fshatit Goranxi, bashkia Dropull. Zjarri mendohet se është shkaktuar nga barinj të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë. Në vendngjarje, po shkojnë forcat zjarrfikëse, por terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.
Mendohet se nën flakë janë disa hektarë kullote dhe drurë pyjore.