Ballina Rajoni Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, 8 persona dërgohen në spital

Zjarr masiv në qendrën tregtare në Pejë, 8 persona dërgohen në spital

2

Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Pejës. Kjo erdhi për shkak të zjarrit të madh në depot dhe një qendër tregtare që ra këtë mëngjes. Personat e dërguar në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen po trajtohen dhe gjëndja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Në fillim janë përfshirë nga flakët e zjarrit depot, më pas edhe qendra tregtare në Pejë. Zëdhënësi i policisë për Pejën, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.