I cilësuar si një zonë me natyrë ekonomike, bashkia e Fierit me dhjetë njësi dhe 85 fshatra përbërës, është një bashkisë me intensitet të lartë të zhvillimit të këtij sektori mjaft jetik sa për zhvillimin rajonal, por edhe atë kombëtar.
Për gjatë dy mandateve të drejtimit të kësaj bashkia nga kryetari Armando Subashi nga një sektor problematik që luftonte për mbijetesë familjare, tashmë bujqësia dhe blegtoria në Fier është shndërruar në motor të zhvillimit ekonomik.
E nisur nga më elementarja, por më me rëndësi sistemi i vaditjes dhe kullimit ishte në pikësynimin e punës së bashkisë me qëllim që të merrte një e herë e përgjithmonë mbetja e tokave djerrë për mos pasjen e ujit në sipërfaqet e tokave bujqësore.
Me intensitet dhe me makineritë në dispozicion të ndërmarrjes së punëve publike sot numërohen mijëra kilometra kanale që kanë marrë funksionin e tyre. Si pasojë e ndërgjegjësimit të fermerëve u arrit që një numër i konsiderueshëm i tyre të përfshiheshin si përfitues nga skemat kombëtare të grandeve për zhvillimin e këtij sektori.
Tashmë fermerët fierakë nuk punojnë për të nxjerrë bukën e gojës, por arrijnë që prodhimet e tyre të eksportohen. Kjo falë organizmit të pikave të grumbullimit, të përpunimit dhe nxjerrjes në treg. Në drejtim të infrastrukturës rrugore jo vetëm qendrat, por edhe fshatrat e njësive janë të lidhura me rrugë sa me asfalt apo rërë bituminoze, materiale të tjera rezistente ndaj kushteve atmosferike për të qenë më pas sërish në qendër të investimeve.
Rrugët lidhëse është sërish një tjetër risi e zhvillimit të infrastrukturës rruge. Shkolla, qendra shëndetësore, kopshtet, etj. janë pjesë e investimeve të bashkisë së Fierit në këtë mandat të dytë dhe vitit 2022 që ka shënuar një sërë arritjesh në këtë drejtim. Ndricim, rrethim varrezash, pastrim dhe krijim i qendrave model si Cakrani dhe Libfosha janë të tjera arritja në njësitë administrative të Fierit ndërkohë që për vitin 2023 të tjera risi do të shënohen në drejtim të zhvillimi të tyre./Tv Kombi/