Ballina Lajme Zhduken dy persona në Sarandë, familjarët denoncojnë në polici

Zhduken dy persona në Sarandë, familjarët denoncojnë në polici

1

Dy persona janë zhdukur ditën e sotme në Sarandë.  Të dyja rastet janë kallëzuar në polici nga familjarët. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi G. P., 53 vjeç,  ka denoncuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç. Gjithashtu, shtetasja E. Th., 76 vjeçe,  ka denoncuar se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç. Vijojnë kërkimet për gjetjen e dy të humburve.

“Në Komisariatin e Policisë Sarandë, është kallëzuar nga shtetasi G. P., 53 vjeç, banues në Fier, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin F. S., 45 vjeç, banues në Sarandë. Gjithashtu është kallëzuar nga shtetasja E. Th., 76 vjeçe, banuese në Sarandë, se ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin L. Th., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë për të dyja rastet kanë referuar materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve F. S dhe L. Th. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë verifikimet dhe kontrollet në terren, për gjetjen e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.