Kreu i KQZ, i Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk do të ketë ndryshime të kodit zgjedhor për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 14 maj të 2023.
Në një prononcim për mediet Celibashi tha ndër të tjera se nuk ka shtysë të fortë për zbatimin e votimit elektronik.
“Votimi elektronik nuk duket se ka shtysë. Nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit për kodin zgjedhor. Ky kod rregullator që është në fuqi do të jetë të zgjedhjet vendore. Nuk do të ketë ndryshime të kodii zgjedhor”, tha Celibashi.