Ballina Rajoni Zgjedhjet vendore, shqiptarët e Tuzit votojnë për kryetarin e komunës

Zgjedhjet vendore, shqiptarët e Tuzit votojnë për kryetarin e komunës

1

Komuna e Tuzit në Malin e Zi mban sot (5 mars) zgjedhjet vendore për zgjedhjen e kryetarit të saj. Qendrat e votimit janë hapur në orë 07.00 dhe do të mbyllen në orën 20.00.

Në zgjedhje marrin pjesë katër koalicione dhe tri parti politike. Të drejtë vote kanë 12.387 qytetarë të cilët do të votojnë në 30 qendra votimi.  

“Forumi Shqiptar” është koaliconi ku marrin pjesë partitë Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike e Malit të Zi.

Në koalicion nën emrin “Demokratët – Bashkë jemi më të fortë, rruga e drejtë” është edhe Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviç, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Dy koalicionet e tjera janë edhe “Zajedno” mes Partisë Demokratike dhe Forca, si dhe koalicioni “Për brezat e ardhshëm, Me gjithë zemër për Suzin” mes Partisë Socialdemokrate dhe Lëvizja për Suzin.

Ndërsa tre partitë në garë janë Partia Popullore Socialiste, Partia e Drejtësisë dhe Pajtimi.

Këto janë zgjedhjet e dyta lokale, pasi Tuzi u bë komunë e pavarur në vitin 2018 duke u ndarë nga komuna e Podgoricës.

/rtsh.al/