Ballina Lajme Zgjedhjet vendore/ KQZ miraton nesër renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

Zgjedhjet vendore/ KQZ miraton nesër renditjen e kandidatëve në fletën e votimit

2

 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë ditën e nesërme seancën për miratimin e rezultatit të shortit që do të përcaktojë renditjen e kandidatëve për kryetarë bashkie në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Miratimi i rezultatit të shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetarë bashkie do të jetë për bashkinë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier,  Vlorë, Korçë, Lezhë dhe Shkodër.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve seanca do të mbahet ditën e nesërme në mesditë, në orën 12:00.

Për miratimin e rezultatit të shortit për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për bashkitë Tiranë, Kamëz, Lushnjë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë, Korccë, Lezhë, Shkodër në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

/rtsh.al/