Kodi i vendibanimit, do të jetë busulla orientuese për caktimin e zgjedhësve në listën e qendrës së votimit, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka nxjerrë një udhëzim, lidhur me procedurat për hartimin e listave të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore.
Sipas këtij udhëzimi, caktimi i zgjedhësve në listën e qendrës së votimit përkatëse, do të bëhet sipas kodit të vendbanimit. Ndrësa renditja e zgjedhësve brenda qendrës së votimit do të bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
Procedura e parashikuar më sipër në udhëzim, do të kryhet për çdo ekstrakt të listës së zgjedhësve që do të hartohet nga data e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. Tashmë ky udhëzim është miratuar edhe nga qeveria, dhe ka marrë vlerë të plotë ligjore.
/rtsh.al/