Komisioneri Shtetëror u Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi urdhëroi të enjten ndalimin e ripostimit në faqet zyrtare të një institucioni publik, të aktiviteteve të cilat pasyrohen në profilet personale të drejtuesit të një institucioni publik.
Vendimi u mor pasi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi administrativisht denoncimet e Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara, të Komitetit Shqiptar të Helsinikit, si dhe të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.
Pas parashtrimeve , Komisioneri vlerësoi se në rastin konkret ndodhemi përpara një shkelje administrative të Kodit Zgjedhor si dhe konkludoi se duke qënë se profilet personale të zyrtarëve publik në Shqipëri, siç janë ministrat, përdoren edhe për qëllime të fushatës zgjedhore dhe jo vetëm promovimin e punës së institucioneve që ata përfaqësojnë, KQZ do të urdhërojë që të ndalohet ri-postimi i aktivitetit në rrjete sociale i profilit personal të ҫdo Ministri.
/ rtsh.al /