Ballina Lajme Zgjedhjet vendore 2023/ Grafiku: Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën...

Zgjedhjet vendore 2023/ Grafiku: Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 14:00?

0

Deri në orën 14:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 26.64 %.

Më herët Komisioni Qendor i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 13:00 pjesëmarrja ishte 23.2%. Kreu i KQZ-së gjithashtu firmosi urdhërin për vijimin e procesit me identifikim manual, për shkak të problemeve me pajisjet PEI të identifikimit elektronik.

Gjatë paradites, pjesëmarrrja në votime nuk ka qenë shumë e lartë, por numri i personave që do të ushtrojnë të drejtën e votës pritet të rritet nga pasditja rreth orës 19:00.

Sot shqiptarët do votojnë për 61 kryetarët e rinj të bashkive dhe për Këshillat Bashkiakë. 3 milionë e 650 mijë e 550 qytetarë me të drejtë vote, 122 mijë e 545 të rinj votojnë për herë të parë. Në 61 bashki të vendit janë të hapura 5 213 qendra votimi nga ora 07:00-19:00. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan do të ketë votim dhe numërim elektronik. Rezultati pritet të dalë pak minuta pas orës 19:00 dhe do të mësohen drejtuesit e rinj të bashkive.