Ballina Lajme Zgjedhjet/ Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës

Zgjedhjet/ Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës

3

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më 7 dhe 8 tetor, kryetarët e bashkive në Durrës. Në dy ditë takimi, fokusi do të jetë tek analiza e investimeve të kryera nga secili prej kryebashkiakëve dhe të tjerat që pritet të fillojnë.

Po ashtu, në mbledhje do të bëhet një analizë politike pas zgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve të kësaj force politike dhe angazhimi që secili prej kryebashkiakëve socialistë merr në zgjedhjet vendore.

Në këtë takim do të jenë edhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste.

Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë me kryebashkiakët socialistë. I pari me kryebashkiakët, u zhvillua në muajin korrik në Pogradeci.