Ballina Rajoni Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ publikon rezultatet: Vetëvendosja fitoi me 66.5%...

Zgjedhjet në veri të Kosovës, KQZ publikon rezultatet: Vetëvendosja fitoi me 66.5% në dy komuna

1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar garën për kryetarë të komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.

Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.

Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.

 

 

Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.