Sot zhvillohen zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në Turqi. Në Turqi votohet sot për një parlament dhe president të ri.
Pas 20 vitesh, presidenti aktual Rexhep Tajip Erdogan nuk është favorit i qartë në garë, apsi ka kundërshtar të fortë Kemal Kılıçdaroğlu.
Dy kandidatët favoritë kanë hedhur edhe votën, ku kanë përcjellë edhe mesazhe për qytetarët. Erdogan teksa doli nga votimi tha se uron një të ardhme demokratike për Turqinë.
Po ashtu Kılıçdaroğlu dhe bashkëshortja e tij Selvi Kılıçdaroğlu votuan në një shkollë. Pas votimit në një deklaratë për gazetarët, Kılıçdaroğlu falënderoi, shprehu mirënjohje dhe respekt për të gjithë votuesit që u janë drejtuar kutive të votimit për të votuar.
“Të gjithëve na ka marrë malli për demokracinë. Na ka munguar shumë të jemi bashkë. Të gjithëve na ka marrë malli të përqafojmë. Pas kësaj do ta shihni, shpresoj që në këtë vend do të vijnë pranvera dhe pranverat do të vazhdojnë gjithmonë”, tha Kılıçdaroğlu.