Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ashtu siç është thënë dhe këto ditë, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të bëhet në orën 12:00 ditën e shtunë në stadiumin “Air Albania”.
“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.
(BalkanWeb)