Personat që i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohen të votojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë këtë të enjte (27 prill) nga Këshilli i Ministrave, ndërsa në një deklaratë për mediat, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh se vendimi u mor pasi konsultimeve me KQZ, për shkak të numrit të madh të dokumenteve të identifikimit që skadojnë më 14 maj.
“Sot miratuam vendimin për shtyrjen e afatit të dokumenteve të identitetit që skadojnë në 14 maj. Pas konsultimeve me KQZ vendosëm shtyrjen dhe duke parë numrin e madh të dokumenteve të identitetit që skadojnë në 14 maj vendosëm shtyrjen e afatit që të gjithë shtetasit të votojnë, pavarësisht se dokumenti i tyre i identitetit ka skaduar”, tha Çuçi.
Lajmi në përditësim…
/rtsh.al/