Ballina Lajme Zgjedhjet e 14 majit/ ODIHR nxjerr raportin paraprak: Kriza brenda PD-së ndikoi...

Zgjedhjet e 14 majit/ ODIHR nxjerr raportin paraprak: Kriza brenda PD-së ndikoi te efektiviteti i reformës zgjedhore

2

ODIHR ka nxjerrë raportin paraprak lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit, ku thekson se kriza brenda Partisë Demokratike ka ndikuar te efektiviteti i reformës zgjedhore.

Sipas raportit, shpjegohet se përplasja për postin e kryetarit të kësaj force politike, ka ndikuar në punën e parlamentit dhe komisionit për reformën zgjedhore, duke ndikuar edhe në rezultet e kësaj reforme.

Në qershor të vitit 2022, Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn president të ri të vendit. Më 24 Tetor 2022, Presidenti shpalli datën 14 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare “ad-hoc” për reformën territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar rezultatet e duhura“, shkruhet në raport. 

Gjithashtu, bëhet e ditur se për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 se përveç një ekipi kryesor prej ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër që të vëzhgojnë procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin dhe tabelimin e rezultateve.

Pjesë nga raporti i ODIHR

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia Socialiste mori shumicën parlamentare dhe Edi Rama erdhi në krye të qeverisë, duke ruajtur postin për një mandat të tretë.

Deputetët e zgjedhur nga partitë opozitare u rikthyen në parlament pasi hoqën dorë nga mandatet e tyre në vitin 2019.

Në qershor të vitit 2022, Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn president të ri të vendit. Më 24 Tetor 2022, Presidenti shpalli datën 14 maj si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Konflikti i brendshëm në Partinë Demokratike ka ndikuar në punën e parlamentit, përfshirë edhe punën e komisioneve parlamentare “ad-hoc” për reformën territoriale dhe zgjedhore, të cilat nuk kanë prodhuar rezultatet e duhura.

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të marsit 2022 dhe dorëheqjes së kryetarit të PD-së z. Basha, në këtë parti lindi mosmarrëveshja për postin e kryetarit.

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj  u bë kryetar i PD në detyrë. Por në fund të marsit 2022, Gjykata e Rrethit Tiranë regjistroi ndryshimet statutore të miratuara në dhjetor të vitit 2021 nga Konventa Kombëtare e thirrur nga z. Berisha dhe mbështetësit e tij që rezultoi me emërimin e z. Berisha si kryetar partie.

Ky vendim gjykate është apeluar nga z. Alibeaj në prill 2022 dhe ndryshimet statutore dhe emërimi mbeten pezull derisa të ketë një vendim.

Pas disa shtyrjeve të seancave, nuk është marrë asnjë vendim dhe për këtë ngrihen shqetësime në mesin e shumë bashkëbiseduesve të ODIHR-it në lidhje me efektivitetin juridik.

Zgjedhjet parlamentare 2021: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i reformuar (KQZ) iu përkushtua mbikëqyrjes së procesit zgjedhor në mënyrë të organizuar dhe transparente, pavarësisht nga detyrimet e reja të rëndësishme, duke përfshirë zbatimin e teknologjive të reja. Partia në pushtet përfitoi nëpërmjet kontrollit të administratave lokale dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Kjo u përforcua edhe nga pasqyrimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media. Pretendimet për blerje votash nga partitë politike ishin të përhapura gjatë fushatës dhe në lidhje me këtë çështje janë hapur një sërë hetimesh.  Nga pikat e vërejtura, procesi ishte kryesisht transparent dhe i qetë”. Raporti përfundimtar përmban 23 rekomandime, përfshirë 5 prioritare, për përmirësimin dhe afrimin e procesit zgjedhor në përputhje me angazhimet e OSBE-së.

Misioni Vëzhgues (MVZ) për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023: Përveç një ekipi kryesor prej ekspertë, ODIHR rekomandon dërgimin nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër që të vëzhgojnë procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin dhe tabelimin e rezultateve.  Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR-it, MVZ-ja (Misioni Vëzhgues Zgjedhor) do të përfshijë një element monitorimi të medias.