Ballina Lajme Politike Zgjedhjet/ Berisha takon aleatët! PD: Do dalim me kandidatë të përbashkët

Zgjedhjet/ Berisha takon aleatët! PD: Do dalim me kandidatë të përbashkët

1

TIRANË- Opozita do të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

Kryetari i PD Sali Berisha u takua me kryetarët e partive aleate. PD njofton se u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.

Në takim mernin pjesë kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule, kryetari i Partisë Agraro-ambienbtaliste, Agron Duka dhe kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu

NJOFTIMI I PD:

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare – Ambientaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

Një ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha takoi dhe aleatin kryesor të Partisë Demokratike, Ilir Metën. Takimi zgjati rreth 40 minuta dhe u zhvillua në selinë Blu. Pas takimit palët konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje për t’u futur së bashku në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Kreu i PL-së sqaroi se do i lihet në dorë kryedemokratikit të zgjedhë kandidatët të cilët do të gëzojnë mbështetjen e Partisë së Lirisë ndërsa kjo e fundit kishte fokus të saj vetëm Këshillat Bashkiakë. Takimi i sotëm i kryetarit të Partisë Demokratike duket se ka konfirmuar se opozita do të shkojë e bashkuar në këto zgjedhje ndërsa ende nuk kemi detaje se çfarë përmaban konkretisht kjo marrëveshje me aleatët e PD-së.