Teksa na ndajnë dhe 4 ditë nga zgjedhjet vendore, ambasadorja amerikane u ka dhënë mesazh partive politike që të veprojnë në rast se dikush pretendon se ka blerë bota për atë subjekt politik.
Kim u shpreh se është në dijeni të shitjeve dhe blerjeve të votave, dhe shpreson që autoritetet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre për këto raste.
“Nëse dikush”, thekson Kim, “thotë se është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarrë veprime”.
“Kemi parë raportime për shit-blerje votash dhe shpresojmë që autoritetet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre”, tha ambasadorja në një deklaratë për mediat.
Ajo u ka kërkuar qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Kushdo që ka të drejtë për të votuar, të votojë”, theksoi ambasadorja.
/rtsh.al/