Ballina Kulture Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave

2

Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave!

Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj traditë shekullore si dhe mësoni sesi kultura të ndryshme e “festojnë” atë:

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Viti i ri francez

Disa historianë tregojnë se tradita e 1 prillit ka nisur në Francë, gjatë periudhës që ky vend aplikoi për herë të parë kalendarin Gregorian në vitin 1582. Thuhet se kështu viti i ri francez nuk do të niste më në 1 prill por në 1 janar. Ata që vazhdonin të festonin ardhjen e vitit të ri në prill u quajtën budallenj. (April’s Fools, ndryshe dita e budallenjve)

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Poisson d’Avril!

Në ditët e sotme dita e gënjeshtrave vazhdon të festohet në Francë. Ngatërrestarët u ngjisin njerëzve letra në formë peshku dhe bërtasin “Poisson d’Avril”, që do të thotë “peshku i prillit”. Pra kushdo që ka një letër në prapa shpine u kap aq lehtë sa një peshk me karrem.

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Tradita romake e ditës së gënjeshtrave

Romakët e lashtë kishin festivalin “Hilaria” në të cilin festonin ekuinoksin pranveror. Historianët thonë se se kjo ditë e shenjtë ishte e ngjashme me ditën e 1 prillit pasi njerëzit bënin shaka me njëri-tjetrin.

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Shërbimi “Gmail”, i vërtetë apo jo?

Gmail-i u prezantua si një shërbim i ri nga “Google” në 1 prill të vitit 2004 dhe njerëzit në fillim nuk e besuan se ky lançim ishte i vërtetë.

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Shakaja e “NASA-s”

Në 1 prill të vitit 2002, Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës vendosi të bëjë një shaka të lezetshme për ditën e gënjeshtrave duke postuar një foto shumë të zmadhuar të Hënës. Më pas “NASA” tha menjëherë se në foto nuk ishte Hëna por në fakt një copë djathi i skaduar.

Zbuloni cilat janë faktet më interesante për 1 prillin,

Makaronat rriten në pemë

Një nga shakatë më interesante të 1 prillit është shakaja e një burri të quajtur Richard Dimbleby i cili tha në “BBC Show” se makaronat rriten në pemë. Disa njerëz vërtet e besuan!