Shpallet në kërkim një 49-vjeçar në Malësi të Madhe. Mësohet se në fshatin Gruemirë, janë gjetur 321 fidanë kanabis të mbjellura, 52 bimë narkotike, bimë narkotike në proçes tharje si dhe sasi municioni luftarak.
Të gjitha bimët dhe objektet e lartëpërmendura janë sekuestruar.
Bëhet me dije se pronari i dyshuar 49-vjeçari P.C është shpallur në kërkim.