Tiranë- Detaje mjaft të rëndësishme lidhur me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Vrasja e bujshme në Lezhë ka ngritur në këmbë uniformat blu, ku pas disa ditësh hetime, sot u dha deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.
Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, bëri me dije se pas disa ditësh hetim është arritur të identifikohen gjashtë autorët e dyshuar ku njëri prej tyre ishte me shtetësi shqiptaro-britanik, ndërsa pesë të tjerët me shtetësi të huaj.
Sipas burimeve të BalkanWeb, mësohet se porositës i vrasjes së biznesmenit është Edmond Haxhia.
Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Sakaq Lekstakajt kishte një konflikt me Nikulajn që prej 1997.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 19. 04. 2023 rreth orës 13:25 në ambientet e lokal “Coral”. Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij. Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.