Zbulohet bunkeri sekret i Presidentit rus, Vladimir Putin në Detin e Zi.
Kompleksi prej 190 mijë metrash katrorë, kap një vlerë miliarda dollarëshe dhe është i vendosur në një faqe mali me pamje nga Deti i Zi.
Në bunkerin luksoz të Putin, sipas një hetimi të bërë nga Alexei Navalny, është ndërtuar një kishë, bodrum verash, kazino, sallë pritje, shesh patinazhi për lojërat e hokejit, etj. Siguria në bunkerin sekret është tepër e lartë.
Shtëpia perandorake e Putinit është e izoluar nga vendi që ai sundon nga 17,000 hektarë pyje dhe një zonë speciale ndalim-fluturimi.
Masat paraprake janë më shumë se paranojë nga ana e Putinit. Në fillim të këtij muaji, autoritetet ruse pretenduan se dy dronë kishin tentuar të vrisnin Putinin në një sulm të dështuar që përfundoi në një shpërthim mbi Kremlin.
Por, pavarësisht gjithë këtyre lukseve dhe mbrojtjeve, ndërtuesit e pallatit duket se kanë lënë pas dore një detaj thelbësor, raporton Business Insider.
Kompleksi nëntokësor nën pallatin e Putinit përbëhet nga dy tunele të veçanta të lidhura me një ashensor që zbret afërsisht 50 metra nën sipërfaqe. Planet arkitekturore tregojnë se tunelet e mbështjellë me beton të trashë furnizohen me ujë të freskët, ventilim dhe kabllo të gjera për të mbështetur banorët VIP për ditë ose javë.
Daljet nga ato tunele janë të dukshme pikërisht poshtë kompleksit të pallatit, në shkëmbin e zhveshur që ngrihet nga plazhi:
Tuneli i poshtëm përfshin një vendkalim lëvizës që të çon në dalje. Të gjithë liderët e shteteve bërthamore bëjnë plane për situata ekstreme.
Presidenti amerikan ka një bunker emergjence poshtë Shtëpisë së Bardhë dhe Mount Weather në Virxhinia. Por ndryshe nga objektet amerikane, kompleksi i Detit të Zi ishte i financuar privatisht dhe mbetet në pronësi private.
/rtsh.al/