Partia Socialiste duket se ka arritur te rikonfirmoje tre prej kryebashkiakeve aktual si kandidate për zgjedhjet vendore të vitit 2023.
Gazetarja e “Panorama” Valentina Madani mëson se PS do të rikandidojë tre nga kryetarët aktualë të bashkive.
Bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës, Fierit dhe atë të Lushnjes.
Panorama mëson se Rama do të rikandidojë për kryetarë të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, për Bashkinë e Fierit Armando Subashin, dhe për kryetar të Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefan.