Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja tronditëse në Shkodër, ku Alma Arrazi u vetëflijua së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, 9, 6 dhe 3-vjeç.
Gazetari Erald Harlicaj, i ftuar në “Breaking”, ka zbuluar se është bërë e mundur këqyrja e telefonit të Erdgys Arrazit, bashkëshorti i Almës dhe babai i tre fëmijëve, i arrestuar si shkaktar i vetëvrasjes, për shkak të dhunës.
Sipas tij, në telefon janë gjetur biseda me tone kërcënuese nga ana e Ergsysit, kundrejt Almës dhe është vërtetuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore, të cilën e kishte prezantuar me fëmijët.