Ballina Lajme Zbulim i rëndësishëm/Zbulohet Ilaçi i ri për Alzheimerin

Zbulim i rëndësishëm/Zbulohet Ilaçi i ri për Alzheimerin

1

Shkencëtarët e kanë konsideruar si tejet të rëndësishëm zbulimin e një ilaçi që besohet se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e njohur si Alzheimer – forma më e shpeshtë e harresës.

Zbulimi i jep fund dekadave të dështimeve dhe tregon se një epokë e re barnash për trajtimin e Alzheimerit është e mundur të fillojë.

Megjithatë, ilaçi, lecanemab, ka vetëm një efekt të vogël dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme është duke u diskutuar.

Sipas BBC, ilaçi funksionon në fazat e hershme të sëmundjes, ndërsa sipas  sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.

Ai është antitrup – sikurse ata që krijon trupi për të luftuar viruset dhe bakteret – i cili është krijuar për të mësuar sistemin imunitar që të pastrojë nga truri proteinat e dëmshme.

Një nga studiuesit kryesorë në botë John Hardy, tha se ngjarja ishte “historike” dhe se ishte optimist “ne po shohim fillimin e terapive të Alzheimerit”. Profesor Tara Spires-Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha se rezultatet ishin “një punë e madhe sepse ne kemi pasur një shkallë dështimi 100% për një kohë të gjatë”.

Testimet përfshinë 1795 vullnetarë me Alzheimer në fazën e hershme. Ilaçi, lecanemab jepej çdo dy javë.

Rezultatet, të paraqitura në konferencën e provave klinike mbi kërkimet në San Francisko dhe të publikuara në Neë England Journal of Medicine, nuk treguan një kurë mrekullie.

Sëmundja vazhdoi t’u “grabiste” njerëzve fuqinë e trurit, por kjo rënie u ngadalësua me rreth një të katërtën gjatë 18 muajve të trajtimit.

Të dhënat tashmë po vlerësohen nga rregullatorët në SHBA, të cilët së shpejti do të vendosin nëse lecanemab mund të miratohet për përdorim më të gjerë./Opinion.al