Territori i Bashkisë së Fier rezulton të ketë një larmishmëri peizazhi, natyrore, urbane, rurale, ujore, etj., e cila mund të përkthehet në një potencial që ia vlen të shfrytëzohet për zhvillimin e turizmit. Në sajë të zbatimit, me korrektesë dhe të kontrolluar nga organet e pushtetit vendor, të ligjit të moratoriumit në territorin e kësaj bashkie janë kthyer mjaft shpendë dhe kafshë të cilat kanë rrezikuara në zhdukjen e tyre nga gjuetia pa kriter.
Sot në fushat e kësaj bashkie do të ndeshesh me një shumësi zogjsh dhe kafshësh të vogla të cilat gjallojnë pa pasur rrezikun e shfarosjes së tyre. Nëse para disa vitesh shpendër shtegtarë që uleshin në tokë ishin objekt i gjuetisë së rrezikshme, tashmë ato pushojnë të qetë dhe vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt vendit të shtegtimit.
Ndërkohë që një frenim i është vënë prerjes pa kriter të pyjeve, duke e shoqëruar me mbjellje të fidanëve të rinj dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara. Edhe pse stinë dimri tabloja e ofruar në këtë drejtim është tepër e veçantë dhe tërheqëse. Potenciali turistik dhe natyror tashmë është i përbërë nga manastiret, lagunat, detin e parqet arkeologjike.
Përreth Fierit ndodhen disa nga destinacionet më të rëndësishme arkeologjike e natyrore të Shqipërisë për të cilat bashkia e Fierit ka një plan të mirëstudiuar, të prezantuar edhe gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në bregdetin e Darëzezës./Tv Kombi