Tiranë- Detaje tronditëse mësohen rreth rrahjes së vajzës nga Kenia në Tiranë. Mësohet se reja, Joy, 22 vjeçe, është dhunuar barbarisht dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.
Natën e ngjarjes ndodhej në banesë me 5 persona, 3 djem dhe 2 vajza.
Mes 22-vjeçares dhe personave ka ndodhur një sherr dhe më pas ata e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë hedhur nga ballkoni i katit të dytë.
E reja ka rënë në pjesën e oborrit të banesës së katit të parë, dhe disa orë më pas kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, pasi e kanë parë.
Por edhe pse kanë kaluar disa muaj nga kjo ngjarje e rëndë, prokuroria ende nuk ka marrë asnjë veprim dhe nuk ka as emra konkret të dyshuarish. Policia e Tiranës doli me një njoftim zyrtar për ngjarjen në fjalë, në të cilin shkruante vetëm se ngjarja është e regjistruar si ‘plagosje e rëndë me dashje’, por autorë nuk ka. Tashmë mikja e Joyt dhe familja e saj kërkojnë para për kurimin e të resë, e cila ka dalë nga koma dhe ka nisur të bëjë reagimet e para, por ende nuk mund të flasë apo ushqehet vetë.