Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Holta Zaçajn për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Yuri Kim thekson se Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua me të nëntë anëtarët e saj. Në Twitter, Kim shkruan se reforma në drejtësi nuk ka qenë e përsosur, por po ecën përpara.
“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua.
I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.
Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara.
Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.