Ballina Bota Xi Jinping merr mandatin e tretë si lider i Kinës: Bota ka...

    Xi Jinping merr mandatin e tretë si lider i Kinës: Bota ka nevojë për ne.

    1

    Xi Jinping është konfirmuar në mandatin e tretë si lider i Kinës. Në një deklaratë para mediave, Jinping deklaroi se bota ka nevojë për Kinën, ndërsa theksoi se vendi që ai drejton ka arritur zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë.

    “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën. Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli – zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, tha ai.

    Pak pasi prezantoi ekipin e lartë drejtues, Xi Jinping shpalosi ambiciet për Kinën ndërsa përsëriti synimin për “përtëritjen e kombit kinez”.

    Në rrugën përpara, pa marrë parasysh erërat e forta, ujërat e rrëmbyeshëm apo edhe stuhitë e rrezikshme, njerëzit do të jenë gjithmonë mbështetja jonë më e fortë dhe besimi më i fortë. Bota sot përballet me sfida të paprecedentë”, tha ai.

    Por pak pasi lideri kinez mori mandatin e tretë, një protestë u zhvillua kundër tij në Pekin.  Protestuesit mbanin në duar pankarta me shkrime “diktator” dhe “tradhtar kombëtar”, ndërsa bënin thirrje për largimin e Xi.