Ballina Lajme Kronike Xhelozia dhe dyshimet për tradhëti shkak për dhunimin dhe pengmarrjen e 28-vjeçares...

Xhelozia dhe dyshimet për tradhëti shkak për dhunimin dhe pengmarrjen e 28-vjeçares në Tiranë

3

Një 28-vjeçare është mbajtur peng dhe dhunuar nga i dashuri i saj 31-vjeçar.

Bashkëjetesa 1-vjeçare mes vajzës dhe Geralt Guzhollit përfundoi si mos më keq pasi 31-vjeçari mbajti peng dhe dhunoi barbarisht të dashurën e tij.

Në rrugën “Frosina Plaku” në katin e pestë të një pallati, Guzholli nën efektin e lëndëve narkotike dhunonte me shkopinj dhe sende të forta bashkëjetuesen e tij. Shkak për dhunimin e 28-vjeçares dyshohet se është bërë xhelozia, pasi Guxholli pretendonte se e dashura e tradhtonte. Ai e dhunonte bashkëjetuesen e tij duke i thyer mbi trup mobilje dhe duke e mbajtur të kyçur brenda në shtëpi.

Policia ka arrestuar tre shokët e 31-vjeçarit dhe burrin e motrës të cilët ndihmuan Guzhollin dhe nuk kallëzuan krimin.

Kunati Besmir Nurçellari dhe shoku i tij Arjan Sheta kanë mbajtur të mbyllur banesën dhe kanë tentuar të fshehin provat. Ndërsa 2 miqtë e tjerë vëllezërit Bledi dhe Erlind Kateshi kanë tentuar të largojnë autorin për t’u mos u arrestuar.

Geralt Guzholli është arrestuar ndërsa e dashura 28-vjeçare ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.