Projektrezoluta e Këshillit të Lartë Gjyqësor është bërë shkak për debate mes Fatmir Xhafajt dhe Damian Gjiknurit në Komisionin e Ligjeve.
Fatmir Xhafaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kolegut të tij socialist, Damian Gjiknuri në komisionin e ligjeve për rezolutën e përgatitur nga ky i fundit për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
“Nëse ne themi që kemi shqetësim lidhur me disa qëndrime ose proporcionalitetin në hetime dhe në gjykime nga GJKKO-ja, padyshim ne nuk kemi vend tjetër ku ta themi, ishte pikërisht kjo rezolutë. Ose pastaj nënkuptohet që kjo nuk është në interes apo për ta shëndoshur në interes të punës, por është thjeshtë një retorikë politike e ditës për arsye të tjera,” – u
Disa nga gjërat që sugjeroi zoti Xhafaj, e mira do të ishte se mbasi ai vetë do t’i sillte me shkrim, do të ishte normale sepse më shumë janë semantika, mënyra të interpretimit të fjalive të cilat mund të kenë qëllim të njejtë por mund të kuptohen ndryshe,” – tha Gjiknuri.
I ndodhur në krah të Gjiknurit, Pandeli Majko tentoi të shuante debatin, por nuk rezultoi i suksesshëm.
“Unë mendimet e mia i them kurdo, por e rëndësishme që gjithmonë asnjëri nuk duhet të niset nga vështirësitë e zbatimit. Ne kemi zgjedhur një model, i cili ka vështirësi,” – shtoi Gjiknuri.
“E vetmja gjë që s’kemi pasur ne është këshilli i lartë i Prokurorisë. Ky është i vetmi institucion në arkitekturën e sistemit dhe nuk e kuptoj nëse e ka koklavitur këshilli i lartë i prokurorisë këtë arkitekture apo jo,” – u përgjigj Xhafaj.
Deputetët demokratë e ndoqën përballë debatin Xhafaj-Gjiknuri dhe nuk i shmangën komentet.
“Çështje të konflikteve të brendshme të partisë socialiste që i sillni në komisionin e ligjeve dhe që s’ja vlen këtu,” – u shpreh deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.
“Zonja Çupi, faleminderit. Konflikte të jashtme apo të brendshme, shihni hallin tuaj tek partia juaj. ne me njëri tjetrin e kemi të qartë që edhe pse mund të kemi mendime të kundërta e respektojmë njëri-tjetrin, nuk e ndajmë partinë më dysh,” – tha Klotilda Bushka, kryetare e komisionit të ligjeve.