Ballina Lajme Xhaçka: Kosova të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Xhaçka: Kosova të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, Shqipëria e gatshme të ndihmojë

1

Olta Xhaçka, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka folur në parlament në lidhje me situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

Xhaçka tjheskoi gjatë fjalës së saj i kërkoi Kosovës të dëgjojë partnerët perëndimorë për normalizimin e gjendjes në veri dhe zbatimin e kërkesave të tyre.

“Është e domosdoshme që situata të shtensionohet, është e domosdoshme që qeveria e Kosovës të dëgjojë partnerët tanë ndërkombëtarë, aleatët tanë SHBA dhe BE për shtensionimin e situatës. Duhet të ndalet thellimi i hendekut të qëndrimeve me SHBA e BE sepse pasojat janë vërtet të rënda. Dialogu i lehtësuar nga BE është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ministrja.

Ministrja tha se dialogu mes dy shteteve, është e vetmja rrugë që garanton paqe, teksa shtoi se se Shqipëria është e gatshme dhe e angazhuar për të kontribuuar me çdo mjet, dhe me gjithë mundësitë e saj.

“Dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes, por kjo kërkon guxim. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të kontribuar me çdo mjet e më të gjithë mundësitë e saj. Por jo duke vazhduar në rrugën e përplasjes me të gjithë miqtë e aleatët, sepse nga kjo Kosova nuk mund të dalë kurrë e fituar”, tha ajo.