Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga liderët e BE në Bruksel, ku i pranishëm pritet të jetë dhe kryeministri Kurti.
Vuçiç deklaroi për mediat vendase se nuk ka asnjë kuptim që të ulet në tryezën e bisedimeve me një person që nuk dëshiron të flasë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë e Jashtme, Joseph Borrell ftoi disa ditë më parë Kurtin dhe Vuçiç në një takim që pritej të mbahej javën e ardhshme.
Ndërkohë, që edhe kryeministri Kurti nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen në takim.